Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq, u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ndodhen në pozita të rëndësishme, që të krijojnë ligje dhe politika për realizimin e të drejtave të fëmijëve, përkatësisht që të drejtat e fëmijëve të garantuara me Konventën e Kombeve të Bashkuara, të jenë prioritet i agjendës së tyre të punës.
Këtë apel znj. Deceviq e bëri me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve, e cila u mbajt në QKI “Malësia” në Tuz, me pjesëmarrje të nxënësve dhe mësimdhënësve të SHF “Mahmut Lekiq” dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”.



