Back to Top

Aktuale

Më 25 shtator në shkollën e mesme të përzier “25.maj” në Tuzi u mbajt seminari njëditor i akredituar për stafin mësimdhënës nga tri shkolla me titull “Trajnim për përgatitjen dhe aplikimin e IROP”.

Konferencë për shtyp – prezantim i rezultateve të hulumtimit “Mitet dhe realiteti i personave me aftësi të kufizuara”. Vetëm 5.6 për qind e të anketuarve besojnë se të drejtat e PAK respektohen në Tivar, Ulqin dhe Tuzi.

NVU “Djeca Crne Gore” nga Tuzi dhe Iniciativa Qytetare Rinore nga Rozhaj po lansojnë fushatën “Shkëput urrejtjen” me qëllim të ndërgjegjësimit të të rinjve për praninë e gjuhës fyese dhe gjuhës së urrejtjes në hapësirën online dhe në rrjetet sociale.